Hoti për fitoren e Kosovës ndaj Estonisë: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

Hoti për fitoren e Kosovës ndaj Estonisë: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

Sport September 18, 2020 - 22:16

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", skuadra e Afërdita Fazlijës është përballur me Estoninë sonte, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", "Dardanet" fituan me rezultat të pastër 2:0.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është shprehur krenar për fitoren e Kosovës, derisa ka uruar vashat "Dardane".

Postimi i plotë i Hotit në "Facebook":

"Krenar me vajzat e kombëtares së Kosovës në futboll.

Me një lojë të shkëlqyeshme, ato sonte e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0.

Vajzat tona po i thyejnë stereotipet gjinore me talent dhe punë ekipore. Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini.

Urime dhe shumë suksese në kualifikimet për Euro Women 2021!". /Zeri.info