Asnjë minutë sonte për Jetmir Topallin në ndeshjen Malatyaspor - Goztepe

Asnjë minutë sonte për Jetmir Topallin në ndeshjen Malatyaspor - Goztepe

Sport September 18, 2020 - 21:06

Yeni Malatyaspori ka barazuar me Goztepen në kuadër të kampionatit elitar turk.

Në javën e dytë të Superligës së Turqisë, Malatyaspori është ndarë baras 1:1 me Goztepen, shkruan "Zeri.info".

Edhe në këtë ndeshje, futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka qenë në bankën rezervë.

Ndonëse pritej të inkuadrohej në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndryshe, Topalli u transferua te skuadra turke këtë verë nga Ballkani. /Zeri.info