Zyrtare: Aro Muriç bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Aro Muriç bëhet me skuadër të re

Sport September 18, 2020 - 20:18

Arijanet Muriç e ka kompletuar transferimin te klubi i njohur spanjoll, Girona.

Portieri shqiptar ka kaluar te Girona në formë huazimi nga Manchester City, shkruan "Zeri.info".

21-vjeçari i lindur në Zvicër, ka nënshtetësi zvicerane dhe kosovare.

Image

Hapat e parë në karrierë, Muriç i mori te Grasshopper, FC Zurich dhe disa klube të tjera.

Në edicionin 2015/16 ai kaloi te Manchester City.

Së fundmi, portieri i Kosovës ishte i huazuar te Nottingham Foresti. /Zeri.info