Drita fillon përgatitjet për duelin e nxehtë ndaj Legia Warsaw, ja ku do t’i zhvillojnë stërvitjet

Drita fillon përgatitjet për duelin e nxehtë ndaj Legia Warsaw, ja ku do t’i zhvillojnë stërvitjet

Sport September 18, 2020 - 18:51

Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur të shkruaj historinë duke u kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Në këtë rund, “bardhekaltërit” do kenë mision të vështirë por jo të pamundur, pasi që do të ballafaqohet me 14 herë kampionin e Polonisë, Legia Warsaw.

Klubi i Dritës ka filluar t’i merr menjëherë masat e duhura për këtë ndeshje të rëndësishme.

Drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi, ka folur për “Sheshi” duke treguar se ekipi do të udhëtoj përsëri drejt Shqipërisë.

Image

“Do të udhëtojmë përsëri për qytetin bregdetar të Durrësit. Do të vendosemi në hotelin ‘Tropikal’ për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen në Poloni”, ka thënë Zymberi.

‘Intelektualët’ të gjitha përgatitjet administrative dhe testet për Covid-19 do t’i kryejnë në shtetin shqiptar.

“Besoj që i gjithë dokumentacioni të kryhet në Shqipëri nga ku kemi bërë plan edhe të nisemi drejt Polonisë. Gjithashtu edhe testet për koronavirus do t’i kryejmë këtu”, ka shtuar Zymberi.

Legia Warsaw – Drita do të zhvillohet me datën 24 shtator dhe në rast të fitores atëherë në rundin e tjetër do të luaj ndaj skuadrës azere, Qarabag.