Idrizi 'shpërthen' pas humbjes nga Arbëria: Nuk e kemi pritur aspak...

Idrizi 'shpërthen' pas humbjes nga Arbëria: Nuk e kemi pritur aspak...

Sport September 18, 2020 - 18:19

Arbëria e Dobrajës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Lipjani që ka debutuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar, është përballur sot me Trepçën'89, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, Arbëria e Dobrajës ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës'89, Shpëtim Idrizi është shprehur i zhgënjyer me humbjen e sotme.

“Nuk e kemi pritur aspak këtë humbje në ndeshjen e parë. Mirëpo, ky është një ligj i futbollit pasi që kur e nëncmon kundërshtarin, atëherë e pëson”, ka thënë Idrizi për "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Lojtarët tanë e nënçmuan Arbërinë, e cila bëri një paraqitje cilësore, shumë të mirë”, tregoi ai.

“Për ne ishte një humbje e merituar, ndërsa pë rata një fitore e merituar. Na mbetet të punojmë më shumë”, shtoi trajneri mitrovicas. /Zeri.info