Zyrtare: 'Godet' Liverpooli, e transferon Thiagon nga Bayern Munichu

Zyrtare: 'Godet' Liverpooli, e transferon Thiagon nga Bayern Munichu

Sport September 18, 2020 - 17:06

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munichu.

Reprezentuesi i Spanjës ka nënshkruar kontratë afatgjate me kampionin e Anglisë, shkruan "Zeri.info".

Ai është bërë transferimi i dytë i Liverpoolit këtë afat kalimtar pas Kostas Tsimikas.

"Unë mendoj se është një ndjenjë e mrekullueshme. Isha duke pritur për këtë moment që moti dhe unë jam shumë i lumtur që jam këtu", tha Thiago.

Thiago kalon në Liverpool pasi fitoi tripletën me Bayern Munichun, aty ku luajti për shtatë edicione.

29-vjeçari ka 39 paraqitje për Spanjën, derisa më parë ka luajtur edhe te Barcelona. /Zeri.info