Superliga live: Trepça'89 - Arbëria, mbyllet ndeshja në 'Riza Lushta'
Ndonëse kishte shumë paqartësi dhe dilema, sot do të nis edicioni i ri në Superligën e Kosovës.
Kampionati elitar kosovar do të startojë me ndeshjen Trepça'89 - Arbëria në "Riza Lushta".
Gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë Alban Shala, Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.
Ndeshja do të nis nga ora 16:00.
Formacionet e të dyja skuadrave i gjeni në fotografinë e mëposhtme.
Trepça'89 - Arbëria 0:2
Mbyllet ndeshja.
88' Arb Manaj gjuan nga afërsia, por vetëm jashtë portës.
81' Qlirim Kashtanjeva i Arbërisë gjuan nga distanca, por pa sukses.
76' GOOOOOOL. Agon Llugiqi e ka shënuar edhe golin e dytë për Arbërinë 0:2.
69' Sunaj Hasani i Arbërisë gjuan nga afër, por godet shtyllën pinguli, nga topi i kthyer gjuan edhe Kreshnik Bahtiri, por edhe goditja e tij ndalet nga pingulja.
62' Trepça'89 kërkon golin e barazimit në "Riza Lushta". Sadat Berisha gjuan me kokë, por pret Donat Kaçiu.
56' Gëzim Rusi i 89-shit gjuan bukur, por mbi portën e Donat Kaçiut.
46' Nis pjesa e dytë në Mitrovicë.
Mbyllet pjesa e parë në "Riza Lushta". Arbëria në epërsi 0:1, me golin e shënuar nga Kreshnik Bahtiri.
35' Lojë e baraspeshuar në "Riza Lushta".
30' Goditje e fuqishme nga Arb Manaj i Trepçës'89, por pret për mrekulli Donat Kaçiu.
27' Futbollistët e 89-shit vazhdojnë të sulmojnë, por ende pa ndonjë rast konkret për të shënuar.
20' Futbollistët në 'minipushim' për t'u freskuar.
Trepca89 - Arberia 0:1 pic.twitter.com/giqVsw62bb
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) September 18, 2020
18' GOOOOOOOL. Arbëria kalon në epërsi ndaj Trepçës'89. Kreshnik Bahtiri realizon supergol.
16' Aksion i bukur i vendasve, por Arb Manajn e ndalë mbrojtësi me përvojë, Labinot Ibrahimi.
15' Kalon një çerek ore lojë në Mitrovicë, ende pa ndryshim rezultati.
12' Trepça'89 po e kontrollon me kujdes ndeshjen, Arbëria ende pa asnjë rast ideal për të shënuar.
7' Ide e mirë e Trepçës'89 për ta ekzekutuar goditjen e dënimit, por pa sukses.
1' Nis ndeshja në Mitrovicë.
/Zeri.info