Frikë te futbollisti shqiptar para grumbullimit me kombëtaren, tre shokë skuadre infektohen me COVID

Sport August 31, 2020 - 16:59
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e mbrojtësit kuqezi Berat Gjimshiti, Atalanta ka konfirmuar tre raste pozitive me koronavirus.

Klubi njoftoi se nga testimet e fundit, tre prej tyre kishin dalë pozitivë.

“Atalanta njofton se në testet annti-Covid këtë javë, janë zbuluar tre raste pozitive. Lojtarët e prekur janë asimptomatikë dhe për momentin janë në izolim”, thuhet në deklaratën e klubit të Atalantës.

Nuk dihet nëse mes të infektuarve është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti që luan në radhët e Atalantës, derisa ai pritet që nga nesër t;i bashkohet Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit shtator. /Zeri.info