Ndoshta nga emocionet, drejtori i Gjilanit poston foto të çuditshme pas fitores në San Marino

Sport August 21, 2020 - 22:29

Gjilani ka arkëtuar një shumë të majme parash pas fitores ndaj Tre Pennes në Ligën e Evropës.

Gjilani ka debutuar në garat ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, raporton "Zeri.info".

Për herë të parë, skuadra nga Anamarova është paraqitur sonte në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Djelmoshat e Gentjan Mezanit e kanë nisur me fitore aventurën evropiane duke mposhtur Tre Pennen me rezultat, 1:3.

Image

Pas ndeshjes, i emocionuar dhe krenar ishte edhe drejtori i Gjilanit, Sallah Sherifi.

Sherifi me një fotografi me disa futbollistë uroi Gjilanin për fitoren, por bashkangjitur, ai postoi edhe fotografi të çuditshme.

Image

Saktësisht, ai postoi edhe një "paisje për qumështore", postim të cilin tashmë e ka fshirë nga profili i tij në "Facebook".

Image

Kujtojmë se APOL-i vite më parë ka marrë pjesë edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. 

Sfida mes Gjilanit dhe APOL-it do të luhet në "Fadil Vokrri", në Prishtinë, më 27 gusht. /Zeri.info