Ballkani konfirmon transferimin e Jetmir Topallit te klubi turk

Ballkani konfirmon transferimin e Jetmir Topallit te klubi turk

Sport August 13, 2020 - 21:02
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani ka konfirmuar transferimin e Jetmir Topallit te klubi turk, Yeni Malatyaspor, shkruan “Zeri.info”.

Topalli shkëlqeu me therandasit gjatë edicionit të kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve.

Sot ai ka nënshkruar me Yeni Malatyasporin.

“Të dashur tifozë,

Saktësisht me datën 01.07.2018 Jetmir Topalli ka zbarkuar në stadiumin e qytetit në Suharekë duke iu bashkëngjitur FC Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë, klubit i cili dita ditës po rritej, me të po rritej edhe Jetmir Topalli duke shfaqur talentin e tij dhe duke dhuruar aksione të cilat ia ndalonin në çast frymëmarrjen tifozëve tanë, ndërsa goditjet e tij të fuqishme digjnin oksigjenin në atmosferë.

Ambienti i zjarrtë në qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfillt i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia, Yeni Malatyaspor.

Jetmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur në klubin e qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit./Zëri