Setien flet para duelit me Bayernin: Lewandowski është një lojtar i madh, por jo në nivelin e Messit

Setien flet para duelit me Bayernin: Lewandowski është një lojtar i madh, por jo në nivelin e Messit

Sport August 13, 2020 - 20:51
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien beson që Robert Lewandowski është në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, por sulmuesi i Bayern Munichut nuk është në nivelin e Lionel Messit, transmeton “Zeri.info”.

Barcelona do të luajë ndaj Bayern Munichut të premten në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Ai (Lewandowski) është një lojtar i shkëlqyeshëm, por mendoj që ai nuk është në nivelin e Leos”, tha Setin në konferencën për shtyp para duelit ndaj bavarezëve.

“Mendoj se kjo është e qartë. Është e vërtetë që ai është në një formë të shkëlqyeshme dhe që ai është i asistuar murë nga shumë bashkëlojtarë rreth tij. Ai është në formë të mirë, por Leo gjithashtu siç e pamë ndaj Napolit”, shtoi ai./Zëri