Zyrtare: Argjend Bardhi rikthehet te Feronikeli

Zyrtare: Argjend Bardhi rikthehet te Feronikeli

Sport August 13, 2020 - 20:41
Lajmet e fundit nga sporti

Feronikeli ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit Argjend Bardhi në skuadër, shkruan “Zeri.info”.

Bardhi është transferimi më i fundit i skuadrës nga Drenasi.

“Mesfushori Argjend Bardhi është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferimi më i ri i klubit nga Drenasi. Bardhi tashmë i njohur për fansat tanë, rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën në sezonin e ri. Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin duke afruar emra të mëdhenj të futbollit, e ndër ta edhe Bardhin”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për uebfaqen e klubit./Zëri