Trajneri i Celticut me fjalë të mëdha për Albian Ajetin

Trajneri i Celticut me fjalë të mëdha për Albian Ajetin

Sport August 13, 2020 - 20:27
Lajmet e fundit nga sporti

Albian Ajeti kompletoi sot transferimin e tij te Celticu nga West Hami, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit skocez për 5 milionë funte, gjersa kishte zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/2020 me West Hamin, ku nuk kishte shënuar asnjë gol.

“Sky Sports” raporton se ai ka ulur mjaft shumë pagën e tij javore prej 60,000 eurosh, që e merrte te klubi londinez.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon, është shprehur i lumtur me transferimin e Ajetit.

Image

“Ne jemi të lumtur që sollëm Albianin te Celticu”, tha Lennon.

“Ai është një lojtar fantastik, një reprezentues e kualitet të mirë dhe e di se ai është i vendosur që të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë më shumë suskes për tifozët tanë. E kam adhuruar atë për një kohë të gjatë sepse ai është një futbollist shumë inteligjent, ka një ekuilibër të mirë dhe është një finalizues i mirë”, shtoi trajneri i gjigantit skocez./Zëri