Albian Ajeti: Meritoja të luaja më shumë te West Hami

Albian Ajeti: Meritoja të luaja më shumë te West Hami

Sport August 13, 2020 - 20:12
Lajmet e fundit nga sporti

Albian Ajeti thotë se atij nuk iu dha shansi te West Hami, derisa sulmuesi kosovar kompletoi sot transferimin te Celticu, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit skocez për 5 milionë funte, gjersa kishte zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/2020 me West Hamin, ku nuk kishte shënuar asnjë gol.

“Sky Sports” raporton se ai ka ulur mjaft shumë pagën e tij javore prej 60,000 eurosh, që e merrte te klubi londinez.

“Që të jem i sinqert, meritoja të luaja më shumë, nuk kam nevojë ta fsheh këtë. E meritoja atë. Por, ky është futbolli, kështu është puna. Unë jam shumë i lumtur tani. Çfarë ka kaluar, ka kaluar dhe unë tash shoh përpapa”, u shpreh Ajeti.

“Unë thjesht mendoj se duhet të luaj dhe kjo është arsyeja se pse nënshkrova me Celticun. Pata një bisedë të mirë me trajnerin Neil Lennon dhe drejtorin sportiv (Nick Hammond), ata më deshën shumë mua dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua sepse në edicioni e parë që e pata te West Hami ishte e qartë për mua: Unë kam nevojë të luaj dhe mezi po pres që të luaj me Celticun”, tha sulmuesi nga Kosova./Zëri