Ronaldo do të qëndrojë në Juventus

Ronaldo do të qëndrojë në Juventus

Sport August 13, 2020 - 19:38
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos kanë hedhur poshtë thashethemet në lidhje me të ardhmen e yllit të Juventusit, transmeton “Zeri.info”.

Së fundmi ishte gazetari spanjoll, Guillem Balague, tha se Juventusi dëshiron të shpëtojë nga paga e lartë e Ronaldos dhe se i ka ofruar portugezin disa klubeve, përfshirë edhe Barcelonën.

Por, përfaqësuesit e Ronaldos kanë thënë se këto lajme janë të pavërteta dhe se ai është i lumtur te gjiganti torinez, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

35-vjeçari ka shënuar 31 gola në Serie A gjatë edicionit 2019/2020 dhe kontrata e tij aktuale me torinezët skadon në qershor të vitit 2022./Zëri