Gentrit Begolli bëhet me skuadër të re

Gentrit Begolli bëhet me skuadër të re

Sport August 13, 2020 - 11:51
Detajet

Gentrit Begolli që së fundi mbrojti ngjyrat e Flamurtarit, do të jetë futbollisti më i ri i Llapit.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Po, është e vërtetë. Këto informata janë të sakta. Marrëveshja me Begollin është e kryer”, tha Batatina për GazetaBlic

Kjo nuk do të jetë aventura e parë e Begollit me Llapin, pasi edhe në të kaluarën ka djersitur fanellën “bardhë e kaltër” të skuadrës nga “Zahir Pajaziti”.

Sot gjatë ditës pritet edhe prezantimi i Begollit me klubin llapjan.