E zbulon presidenti i Hellas Veronas: Kumbulla ishte shumë afër kalimit te Napoli

E zbulon presidenti i Hellas Veronas: Kumbulla ishte shumë afër kalimit te Napoli

Sport August 11, 2020 - 09:21
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm gjatë edicionit 2019-2020, transmeton “Zeri.info”.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të njohura italiane të vihen pas tij.

Lazio, Interi dhe Juventusi janë vetëm disa prej emrave të përmendur.

Kurse presidenti i Hellas Veronas, Maurizio Setti, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar kishte qenë shumë afër transferimit te Napoli gjatë janarit.

“Është e vërtetë që në janar kishte një interesim të madh të Napolit për Kumbullën”, tha ai.

“Megjithatë, atëherë nuk u pa momenti i përshtatshëm dhe lojtari preferoi të merrte kohë për të reflektuar dhe kjo ishte arsyeja pse transferimi dështoi. Tani për të interesohen disa ekipe të tjera”, u shpreh Setti. /Zëri