Drita luan sot finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Drita luan sot finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Sport August 11, 2020 - 08:49
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionia e Kosovës, Drita, do ta luajë sonte finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Gjilanasit do të përballen me Linfieldin në Nyon të Zvicrës, derisa sfida do të fillojë nga ora 18:00.

LEXO EDHE: "Futbollistët që dolën pozitivë po trajtohen si kriminelë nga UEFA, sikur e sollëm virusin në Zvicër"

Ekipi i Ardian Nuhiut në gjysmëfinale kishte triumfuar me shifrat 2:1 ndaj Inter Inter D’Escaldesit.

Kurse, Linfieldi kishte korrur fitore me shifrat 2:0 ndaj Tre Fiorit.

Kujtojmë se në rast të kualifikimit tutje, në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, Drita do të ketë një punë mjaft të vështirë në udhëtim te Legia Varshavës./Zëri