Solskjaer: Duhet të përmirësohemi

Solskjaer: Duhet të përmirësohemi

Sport August 11, 2020 - 08:22
Lajmet e fundit nga sporti

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi duhet të jetë më efikas në sulm, derisa synon ta drejtojë klubin drejt finales së Ligës së Evropës, transmeton “Zeri.info”.

“Djajtë e Kuq” u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas triumfit 1:0 ndaj Copenhagenit pas vazhdimeve, derisa koha e rregullt u mbyll pa gola.

Gjiganti anglez e dominoi në tërësi takimin, por nuk u tregua efikas para portës së danezëve.

“Ne duhej të ishim të disiplinuar, ne duhej të ishim të durueshëm dhe në fund, ai durim na kreu punë”, u shpreh Solskjaer për “UEFA.com”.

“Ne krijuam mjaftueshëm raste për ta fituar ndeshjen. Ne goditëm shtyllën disa herë dhe ishim të pafat me disa rishikime të VAR-it. Ato ishin vendime të drejta, por ne mund të kishim bërë më mirë me kohën e vrapimeve dhe të tilla”, shtoi norvegjezi.

“Ne duhet të përmirësohemi në shumë aspekte”, tha ai./Zëri