Manchester Unitedi i 'falet' penalltisë, kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Manchester Unitedi i 'falet' penalltisë, kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Sport August 10, 2020 - 23:38

Manchester Unitedi është gjysmëfinalisti i dytë i Ligës së Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer e ka eliminuar sonte nga kjo garë me shumë vështirësi Kopenhagën, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, Manchester Unitedi fitoi me rezultat minimal, 1:0.

Koha e rregullt prej 90 minutash nuk mjaftoi që të shpallej fituesi dhe gjysmëfinalisti i radhës.

Ndërkaq, në vazhdime, në minutën e 94-t, Manchester Unitedi e gjeti golin e vetëm dhe të fitores përmes Bruno Fernandesit.

Nga pika e bardhë, mesfushori portugez realizoi gol dhe ia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së tij. /Zeri.info