Dy eurogolat që ia mundësuan Dritës kualifikimin në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Dy eurogolat që ia mundësuan Dritës kualifikimin në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Sport August 08, 2020 - 23:52

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Drita e Gjilanit do të luajë në finalen e këtij rundi përballë kampionit të Irlandës së Veriut, Lindfield.

Ndeshja në fjalë zhvillohet të martën. /Zeri.info