Realizoi supergol në Ligën e Kampionëve, 'shpërthen' pas ndeshjes futbolllisti i Dritës

Realizoi supergol në Ligën e Kampionëve, 'shpërthen' pas ndeshjes futbolllisti i Dritës

Sport August 08, 2020 - 22:03

Drita ka kaluar pengesën e parë në fazën preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës mposhti me plot meritë kampionin nga Andorra, Inter d’Escaldes me rezultat 2:1.

Autori i super-golit që doli të jetë vendimtar, Hamdi Namani, ka folur për gazetën pas përfundimit të ndeshjes.

“Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë. Krijuam shumë raste dhe jemi mjaft të lumtur”, deklaroi Namani për Gazetën Olle.

“Fusha e mirë na mundësoi të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Jemi shumë optimistë që do të fitojmë edhe ndeshjen tjetër”.

“Do të kemi kohë dy ditë për t’u përgatitur dhe do të luftojmë maksimalisht që ta fitojmë finalen”.

“Golin ia dedikoj Intelektualëve, një pjesë e të cilëve ishin rreth stadiumit dhe na motivuan shumë”, shtoi ai.

Finalen e kësaj faze, Drita e zhvillon kundër kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield.

Ndeshja zhvillohet më 11 gusht, të martën.

Kundërshtari i radhës do të jetë dukshëm më i fortë se Inter d’Escaldes, andaj të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut i pret një betejë edhe më e vështirë.