Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Nis pjesa e dytë në ndeshjen Drita - Inter d'Escaldes

Nis pjesa e dytë në ndeshjen Drita - Inter d'Escaldes

Sport August 08, 2020 - 20:39

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen mes Dritës dhe Inter d'Escaldesit.

Pjesa e parë u mbyll 2:1. Fillimisht, në minutën e 21-të, Xhevdet Shabani realizoi eugol për Dritën, kurse nëntë minuta më vonë, Emili Garcia barazoi 1:1 për Inter d'Escaldesin, raporton "Zeri.info".

Kurse, në sekondat e fundit të pjesës së parë, shënoi Hamdi Namani për Dritën një eurogol për epërsinë 2:1.

Në këtë pjesë, skuadra e Ardian Nuhiut kishte posedimin, derisa u tregua edhe më e rrezikshme se kundërshtari.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje po zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindsfield në finale. /Zeri.info