Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Dritës nëse kualifikohet në finale

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Dritës nëse kualifikohet në finale

Sport August 08, 2020 - 18:54

Tashmë është zbuluar finalisti i parë i rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Irlandës së Veriut, Lindfield është kualifikuar në finale, raporton "Zeri.info".

Skuadra irlandeze mposhti Tre Fiorin e San Marinos me rezultat, 2:0.

Në rast të fitores së Dritës sot ndaj Inter d'Escaldes, kampioni i Kosovës do të luajë në finale kundër Lindfield.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Dritës dhe Inter d'Escaldes është shtyrë.

Ndeshja e paraparë të luhej nga ora 18:00, është shtyrë për në ora 19:30.

Krejt kjo pasi dy futbollistë të Dritës - Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani - dolën pozitiv me COVID-19. /Zeri.info