Drita gati ta nis aventurën evropiane ndaj Interit të Andorrës: Formacionet zyrtare

Drita gati ta nis aventurën evropiane ndaj Interit të Andorrës: Formacionet zyrtare

Sport August 08, 2020 - 16:37

Kampionia e Kosovës, Drita do ta nis në pasditën e sotme aventurën evropiane.

Skuadra nga Gjilani do të përballet me kampionin e Andorrës, Inter d'Escaldes në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në "Colovray Sports Centre" në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 18:00.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillim të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për këtë ndeshje.

Drita: Maloku; Shabani, Limani, Cuculi, Blakçori; Namani; Fazliu, Vucaj; Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha.

Inter d'Escaldes: Gomes; Feher, Garcia, Reyes, Luna; Dona, Moreno, Grau; Soldevila, Meles, Bruninho. /Zeri.info