Klubet e Premierligës kanë vendosur të kthehen te rregullat për lejimin e vetëm tri zëvendësimeve
Klubet e Premierligës kanë vendosur të kthehen te rregullat për lejimin e vetëm tri zëvendësimeve për ndeshje gjatë sezonit të ardhshëm 2020/21, përkundër që FIFA ua mundësoi që edhe sezonin e ardhshëm të vazhdojnë me nga pesë zëvendësime.
Kur futbollit anglez iu dha leja për ta rinisur sezonin në qershor, pas një pauze tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, ndeshjet nisën me disa rregulla të reja, të cilat u vendosën për sigurinë e lojtarëve dhe të stafit.
Gjatë ndeshjeve u vendos që të merren dy pushime për pije, nga një në secilën pjesë, ndërsa trajnerëve iu lejua t’i marrin me vete në skuadër nga 20 lojtarë për ndeshje.
Edhe numri i zëvendësimeve të lejuara për ndeshje u shtua nga tri në pesë, në tentim për ta minimizuar rrezikun e lëndimeve të lojtarëve gjatë këtij kalendari të ngarkuar.
Klubet e Premierligës kanë votuar kundër propozimit që të vazhdohet me nga pesë zëvendësime edhe për sezonin e ardhshëm, gjatë një takimi të aksionarëve dhe klubeve të enjten në mëngjes.
Gjatë këtij takimi 11 nga 20 klubet e Premierligës votuan kundër propozimit për vazhdimin me pesë zëvendësime, që do të thotë se klubet do të kenë të drejtë t’i bëjnë vetëm nga tri zëvendësime sezonin e ardhshëm.
Premier League clubs have voted against continuing to allow five substitutions in a match for the 2020-21 season.
— BBC Sport (@BBCSport) August 6, 2020
More ë https://t.co/Zk3QbtJz5D #bbcfootball pic.twitter.com/QLzN6tX8gU