Lajmi i fundit: Futbolli i Kosovës pasurohet edhe me një klub të ri

Lajmi i fundit: Futbolli i Kosovës pasurohet edhe me një klub të ri

Sport August 06, 2020 - 12:38
Zbuloni detajet

Futbollit kosovar i është shtuar edhe një klub i ri, shkruan BlicMedia.

Bëhet fjalë për klubin me emrin “FC Illyria United”, nga qyteti i Podujevës, i cili klub nga sezoni 2020/21, do të jetë pjesë e garave zyrtare me të gjitha kategoritë e shkollës së futbollit, junjorëve dhe seniorëve.

Njoftimi i klubit.

Zyrtare :
Ne kemi filluar një projekt te ri, themelimin e Klubit “FC ILLYRIA UNITED”.
I cili do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë te rinjte qe kanë pasion Futbollin.
Nga sezoni 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare me te gjitha kategoritë e shkollës se futbollit , junjorëve dhe seniorëve.
Jemi duke punuar me intensitet të lartë në konsoludimin të klubit , konform objektivave që i kemi caktuar vetës.
Gjithashtu sot zyrtarizuam si trajner te ekipës së parë trajnerin e mirënjohur dhe shumë të respektuar në futbollin kosovar: Besim Ajvazi, i cili ka një bagazh te madhë në fushen e futbollit Kosovar.
Në ditët ne vijimë do të bëhet testimi dhe përzgjedhja e lojtarëve për ekipen e parë dhe të junjoreve u19.
Selektimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do te bëhet nga trajneri Besim Ajvazi dhe Dardan Kosumi.

Fc Illyria United

 

Image

Image

Image