16-vjeçari nga Malisheva nënshkruan me klubin italian

16-vjeçari nga Malisheva nënshkruan me klubin italian

Sport August 04, 2020 - 23:43
Lajmet e fundit nga sporti

Engjull Samadraxha ka nënshkruar kontratë me Venezian.

Mesfushori nga Banja e Malishevës, që jeton në Itali, ka firmosur kontratë për 4 vjet me klubin italian.

“Kam nënshkruar kontratë me klubin e Venezias dhe për mua është diçka shumë e madhe. Ky klub është mundësi shumë e mirë për mua që të ngritëm në karrierë si lojtarë. Këtë mundësi që ma kanë dhënë, do të mundohem ta shfrytëzoi dhe ta ndihmoi klubin që të ketë suksese. Synimi im është që të luajë për ekipin e parë te Venezian”, ka thënë Samadraxha për "Gazetën inFokus".

Samadraxha, i cili është i gjatë 190 centimetra, më herët ka luajtur për dy klube tjera italiane, Fosson dhe Fiesso d’Articon.

Engjull Samadraxha, ka qenë një herë i grumbulluar edhe me ekipin U-17 të Kosovës.