Vdes donatori i Vëllaznimit, klubi gjakovar i dërgon telegram ngushëllimi familjes së tij

Vdes donatori i Vëllaznimit, klubi gjakovar i dërgon telegram ngushëllimi familjes së tij

Sport August 04, 2020 - 12:25

Ka ndërruar jetë donatori i klubit të madh kosovar, Vëllaznimi, Lulzim Hana.

Klubi nga Gjakova i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hana përmes faqes zyrtare në "Facebook", shkruan "Zeri.info".

Vëllaznimi në mes të tjerash ka shkruar se është mirënjohur për kontributin e Hanës në momentet më të vështira të klubit.

Telegrami i plotë i Vëllaznimit:

"Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta njeriu që gjithmonë ishte i gatshëm ta ndihmojë klubit tonë, Lulzim Hana.

Lulzim Hana ishte njeri me zemër të madhe, shume vite i ndihmoi klubit në momente më të vështira.

Në emër të klubit, stafit dhe lojtarëve, familjes së të ndjerit dhe gjithë shokëve dhe kolegëve ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Lulzim Hana”. /Zeri.info