Willian refuzon ofertën dyveçare të Chelseat për rinovimin e kontratës

Willian refuzon ofertën dyveçare të Chelseat për rinovimin e kontratës

Sport August 03, 2020 - 16:31

Willian e ka refuzuar ofertën dyvjeçare të Chelseat për rinovimin e kontratës, derisa anësori po vonohet që ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

31-vjeçari dëshiron të luajë për Chelsean edhe në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, e cila luhet të shtunën në Mynih, shkruan "Zeri.info".

Frank Lampard ka probleme me futbollistët sulmues, pas lëndimeit të Pedros dhe Christian Pulisicit, derisa edhe Azpilicueta, Billy Gilmour, Jorginho dhe Marcos Alonso do të mungojnë.

Willian pritet të rikuperohet me kohë për këtë ndeshje, derisa lëndimi bëri që ai të mungojë në finalen e Kupës FA ndaj Arsenalit në fundjavë.

Ndryshe, agjenti i tij, kia Joorabchian ka bërë me dije se Willain ka disa oferta serioze, derisa besohet se Arsenali është destinacioni i tij i preferuar.

Gjithashtu, besohet se edhe Interi dhe Barcelona i duan shërbimet e tij. /Zeri.info