![Futbollisti shqiptar i futet politikës vetëm pak ditë pasi e fitoi titullin e kampionit](/uploads/zeri.info/images/2020/July/22/auto_21595424698.jpeg)
Futbollisti shqiptar i futet politikës vetëm pak ditë pasi e fitoi titullin e kampionit
Sport
July 22, 2020 - 15:31
Futbollisti shqiptar Gentian Muça vetëm pak ditë pasi fitoi titullin kampion me Tiranën, pretendon të nis një aventurë të re, atë të politikanit.
Kapiteni bardheblu ka marrë një tjetër vlerësim, por këtë herë në fushën e politikës.
Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, Dega 8, si një kandidat për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal.
Pasi fitoi titullin, tani mbrojtësi do të përpiqet të fitojë edhe në fushën e politikës, të cilën mund ta nisë shumë shpejt. Me sa duket lojtari është shumë i lidhur me ngjyrat bardheblu, teksa edhe në politikë ka zgjedhur të përfaqësojë këto ngjyra.