Vinicius Jr flet për të ardhmen e tij te Real Madridi

Vinicius Jr flet për të ardhmen e tij te Real Madridi

Sport February 12, 2025 - 19:34

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr ka folur për të ardhmen e tij te klubi spanjoll.

Sulmuesi Brazilian u shpreh se janë duke folur për kontratë të re pasi dëshira e tij është të qëndrojë për një kohë të gjatë.

“Po flasim për kontratë të re. Dëshira ime është të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, të bëj histori për Real Madridin”, u shpreh sulmuesi.

“Dëshiroj të qëndroj gjithmonë e më gjatë! Shpresoj që në ditët në vijim të zgjidhim gjithçka për të qëndruar për një kohë të gjatë”, shtoi ai. /Zëri