Barazim spektakolar mes Sassuolos dhe Juventusit

Barazim spektakolar mes Sassuolos dhe Juventusit

Sport July 15, 2020 - 23:46
Lajmet e fundit nga sporti

Sassuolo dhe Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja u mbyll me barazim 3:3.

Danilo realizoi golin e parë për Juventusin në minutën e gjashtë.

Mysafirët arritën ta dyfishonin epërsinë në minutën e 12-të me anë të Gonzalo Higuainit.

Ndërsa, Sassuolos arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 29-të me Filip Djuricicin, derisa pjesa e parë u mbylle me epërsinë e Juventusit 2:1.

Vendasit arritën ta përmbysnin rezultatin brenda pak minutash me golat e Domenico Berardit (51’) dhe Francesco Caputo (53’).

Por, ekipi i Maurizio Sarrit arriti të arkëonte një pikë falë golit të Alex Sandros në minutën e 64-t.

Pas këtij barazimi, Juventusi tash ka 77 pikë në pozitën e parë, 7 më shumë sesa Atalanta.

Ndërsa, Sassuolo zë vendin e tetë me 47 pikë./Zëri