Orari i ndeshjeve për tri xhirot e mbetura në Superligë, kur do të zhvillohet ndeshja Ballkani - Drita?

Orari i ndeshjeve për tri xhirot e mbetura në Superligë, kur do të zhvillohet ndeshja Ballkani - Drita?

Sport July 14, 2020 - 15:28

Tashmë është publikuar orari i ndeshjeve për javën e 31-të, 32-të dhe 33-të në kuadër të Superligës së Kosovës, raporton "Zeri.info".

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të do të luhen për një ditë, saktësisht të shtunën.

Në këtë xhiro spikat "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore pasi janë në garë për titullin kampion.

Ndeshja në fjalë do të luhet të shtunën, në orën 17:00, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjithashtu, të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Ballkanit dhe FC Prishtinës.

Orari i plotë i xhiros së 31-të:

E shtune, 17:00

Drenica – Vushtrria

Ferizaji – Dukagjini

Trepça ’89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilan. 

Ndërkaq, në xhiron 32-të, ndeshjet zhvillohen në mesjavë, ku të mërkurën spikat ndeshja Gjilani - Ballkani.

Orari i plotë i xhiros së 32-të:

E marte, 17.00

Drita – Drenica

E mërkure, 17.00

Gjilani – Ballkani

Prishtina – Flamurtari

Feronikeli – Trepcëa ’89

Llapi – Ferizaji

Dukagjini – Vushtria.

Kurse, në fundjavën e javës së ardhshme do të zhvillohet xhiro e fundit - e 33-të - ku në qendër të vëmendjes do të jetë ndeshja Ballkani - Drita.

Orari i plotë i xhiros së 33-të:

E diele, 17.00

Drenica – Dukagjini

Vushtrria – Llapi

Ferizaji – Feronikeli

Trepcëa ’89 – Prishtina

Flamurtari – Gjilani

Ballkani – Drita. /Zeri.info