Barça bëhet gati ta largojë Coutinhon, ua ofron dy klubeve futbollistin brazilian

Barça bëhet gati ta largojë Coutinhon, ua ofron dy klubeve futbollistin brazilian

Sport July 14, 2020 - 15:13

Barcelona ia ka ofruar Philippe Coutinhon Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për të gjeneruar fonde për blerjen e Lautaro Martinezit nga Interi, raporton "Goal", përcjell "Zeri.info".

Ka pasur shumë zëra për të ardhmen e reprezentuesit brazilian, Coutinho, i cili nuk është në planet e klubit katalunas, shkruan "Zeri.info".

Barcelona e bleu Coutinhon nga Liverpooli para dy vitesh, por që braziliani ka dështuar ta tregojë veten në "Camp Nou".

Derisa ai dështoi te Barcelona, Coutinho u dërgua në huazim te Bayern Munich, por që klubi bavarez nuk vendosi për blerjen permanente të tij.

Tani, Barcelona dëshiron ta largojë Coutinhon për shkak se nuk mundet t'ia paguajë pagën e majme që e ka ai.

Kështu, Arsenali dhe Newcastle janë dy klubet që Barcelona i ka kontaktuar së fundmi për t'ua ofruar Coutinhon.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse palët mund të arrijnë ndonjë marrëveshje, qoftë huazimi apo permanente. /Zeri.info