Avdullah Hoti e pret në Kryeministri Milot Rashicën

Avdullah Hoti e pret në Kryeministri Milot Rashicën

Sport July 14, 2020 - 12:34
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pritur në zyrën e tij yllin e Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, shkruan “Zeri.info”.

Hoti i ka dëshiruar suksese Milotit, si dhe Kosovës për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, ndeshje në të cilën Kosova kërkon fitore dhe kualifikim në “Euro 2020”.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian ‘Euro2020’”, ka shkruar Avdullah Hoti në rrjetin social “Facebook”.

24-vjeçari po qëndron në Kosovë në këto ditë pushimi. /Zeri.info

Image

Image