Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Llumnica: Prishtina u dëmtua në Gjilan, tash të mendojë për Kupë

Llumnica: Prishtina u dëmtua në Gjilan, tash të mendojë për Kupë

Sport July 12, 2020 - 23:28
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina sot ka barazuar në sfidën derbi të zhvilluar ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, dhe ky rezultat sikur i largon nga lufta për titull.

Analisti, Ardian Llumnica ka thënë në “Sport show” se dëmtimi i Prishtinës në Gjilan ka bërë që kjo skuadër të dëmtohet shumë dhe tash duhet të mendojë vetëm për të ardhmen, transmeton “Zeri.info”.

“Prishtina e ka ekipin më të mirë ndoshta ndër vitet e fundit. Disa futbollistë si Makenda ka ardhur koha të futet një konkurrencë e re që të reflektojë ta.

Prishtina me këtë barazim ndaj Dritës e ka humbur titullin e ndoshta e humb edhe KUpën, por pas pandemisë dhe ardhja e Armend Dallkut, Prishtina duket ndryshe, ka lojë të mirë një fizionomi dhe di çka dëshiron.

Është një Prishtinë jo e thjeshtë dhe me 2-3 freskime mund të arrijë objektivin që nuk e ka tash e sa vjet.

Presioni po rritet dhe kjo po e bën më të vështirë”. /Zeri.info