Super-Enis Bardhi, realizon gol të bukur në humbjen e Levantes

Super-Enis Bardhi, realizon gol të bukur në humbjen e Levantes

Sport July 12, 2020 - 22:15

Levante ka pësuar humbje nga Athletic Bilbao në kuadër të javës së 36-të në kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Olimpic Camilo Cano", Levante u mposhtë nga skuadra baske me rezultat të ngushtë, 1:2, shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm për Levanten në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar, Enis Bardhi në minutën e 71-të të ndeshjes.

Ndërkaq, për mysafirët realizoi Garcia në minutat '4 dhe '45.

Me këtë fitore, Levante mbetet në vendin e 12-të me 43 pikë, kurse Athletic Bilbao në vendin e shtatë me 51 sosh. /Zeri.info