Gjilani nuk ka të ndalur, vazhdon me fitore, 'viktima' e radhës është Drenica

Gjilani nuk ka të ndalur, vazhdon me fitore, 'viktima' e radhës është Drenica

Sport July 12, 2020 - 18:51

Pas triumfit ndaj FC Prishtinës në mesjavë (2:1), Gjilani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani është përballur sot me Drenicën në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, vendasit kanë mposhtur Drenicën me rezultat të pastër, 2:0.

Image

Dy golat e fitores, Gjilani i shënoi në pjesën e parë përmes Keita Razakut në minutat '21 dhe '33.

Në pjesën e dytë nuk pati goli, derisa Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Armend Halilit në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë të tubuara pas 30 javësh.

Image

Kurse, Drenica mbetet në vendin e tetë me vetëm 38 pikë të tubuara. /Zeri.info