Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Betim Fazliji, fatsjellësi i ST Gallenit

Betim Fazliji, fatsjellësi i ST Gallenit

Sport July 12, 2020 - 15:31
Lajmet e fundit nga sporti

Në 19 paraqitje të zhvilluar këtë edicion, Betim Fazliji numëron 17 fitore dhe 2 barazime, transmeton “Zeri.info”.

Madje, në shtatë pozicione të ndryshme në fushë, shkruan “Le Matin”.

Prej 19 sfidave, ai ka luajtur 14 herë si titullar dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje, kështu që ai mund të konsiderohet si fatsjellësi i ST Gallenit.

Në shtatë humbjet e pësuara në edicionin 2019/2020, ai ka qenë në stol apo në tribuna.

Fazliji nuk ka pësuar asnjë humbje në karrierën e tij në Superligën zvicerane duke qenë në fushë.

Reprezentuesi i Zvicrës U-20 ka luajtur në shtatë pozicione të ndryshme në fushë këtë edicion.

Vetëm në shtatë paraqitjet e fundit, 21-vjeçari ka luajtur si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë, mesfushor qendror, mesfushor ofanziv dhe mesfushor i majtë./Zëri