Marotta: Më vjen keq që Kumbulla zgjodhi Shqipërinë

Marotta: Më vjen keq që Kumbulla zgjodhi Shqipërinë

Sport July 12, 2020 - 10:41
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se i vjen keq që Marash Kumbulla ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë, transmeton “Zeri.info”.

Marotta ka thënë se Kumbulla është njëri prej talenteve më të mëdha në futbollin italian.

“Marashi është një ndër talentet më të mëdha të futbollit italian. Madje, mund të them se më vjen shumë keq që ai zgjodhi Shqipërinë për të luajtur”, u shpreh Marotta.

“Mendoj se futbollistë me personalitet dhe me një ligësi pozitive në fushën e lojës, janë lojtarët që ne kërkojmë për të krijuar atë mentalitetin fitues që të forcojmë ekipin në të ardhmen. Dhe për këtë arsye, lojtarë të rinj dhe të talentuar si Kumbulla, janë shumë të vështirë për t’u afruar, ndonëse ne jemi gjithmonë në vijën e parë të frontit”, ka shtuar ai./Zëri

Image