Sarri lavdëron Ronaldon: Ai është kampion me këmbët dhe mendjen e tij

Sarri lavdëron Ronaldon: Ai është kampion me këmbët dhe mendjen e tij

Sport July 12, 2020 - 09:41
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo pas barazimit 2:2 ndaj Atalantas të shtunën, transmeton “Zeri.info”.

Ronaldo konvertoi në gol dy penallti në ndeshjen e djeshme, derisa mori fjalë të mira nga trajneri i tij.

“Ai është një kampion me këmbët e tij, por gjithashtu edhe me kokën e tij”, u shpreh Sarru.

“Ai arrin ta menaxhojë presionin që ka në një mënyrë të pabesueshme”, shtoi strategu italian./Zëri