Shkëndija e Tetovës anulon ndeshjen miqësore, kjo është arsyeja

Shkëndija e Tetovës anulon ndeshjen miqësore, kjo është arsyeja

Sport July 11, 2020 - 14:02
Lajmet e fundit nga sporti

Shakaku i afatit të shkurtër për kryerjen e testimeve të detyrueshme për COVID-19, nga ana ekipit kundërshtar, anulohet ndeshja kontrolluese Vardar Forinë – Shkëndija.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra shqiptare përmes faqes së saj zyrtare.

Federata e Futbollit të Maqedonisë të premten shqyrtoi sërish protokollin për zhvillimin e seancave stërvitore dhe ndeshjeve kontrolluese e zyrtare, duke rekomanduar detyrimisht kryerjen e testeve për COVID-19.

Mbetet i pandryshuar orari për ndeshjet tjera kontrolluese.

Orari i ndeshjeve kontrolluese:

16.07.2020 (e enjte) Gostivari – Shkëndija, stadiumi në Gostivar

19.07.2020 (e diel) Makedonia Gj. P. – Shkëndija, stadiumi në Mavrovë

24.07.2020 (e premte) Shkëndija – Rabotniçki, stadiumi në Tetovë

01.08.2020 (e shtunë) Bregallnica – Shkëndija, stadiumi në Shtip. /Zeri.info