Publikohen gjyqtarëve e javë së 30-të, rikthehet gjyqtarët me stemë të FIFA-s

Publikohen gjyqtarëve e javë së 30-të, rikthehet gjyqtarët me stemë të FIFA-s

Sport July 10, 2020 - 17:41
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë derisa këtë vikend do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 30-të, shkruan “Zeri.info”.

Kryendeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina takohet me liderin e tabelës, Dritës, derisa FFK tashë ka bërë edhe delegimin gjyqtarëve.

Dardan Çakës i është besuar kjo ndeshje, ndërsa ajo që bie në sy këtë javë është rikthimi i arbitrave me stemë të FIFA-s, Genc Nuza e Besfor Kasumi të cilët javën e kaluar, kur edhe pati pakënaqësi më të madh në ndarjen e drejtësisë ata ishin lënë në pushim, për çka shumë analistë kritikuan vendimin e Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve.

Nuzës i është besuar ndeshja Dukagjini – Trepça 89, ndërsa ndeshja Feronikeli – Ballkani i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi. /Zeri.infoImage