E shtuna ditë pushimi për futbollin kosovar

E shtuna ditë pushimi për futbollin kosovar

Sport July 10, 2020 - 16:35
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë ka caktuar orarin e ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Dita e shtunë do të jetë ditë e lirë për klube, kështu që ndeshjet e javës së 30-të, janë paraparë të luhen ditën e diel dhe të hënë, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim vëmendja do të jetë në derbin ku ballafaqohen Prishtina e Drita, sfidë kjo që luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndërsa xhiroja mbyllet ditën e hënë me ndeshjen Vushtrria – Ferizaj dy skuadra këto që tashmë janë përshëndetur nga elita e futbollit. /Zeri.infoImage