'Bomba' nga Italia: Tjetër shkëmbim mes Juventusit dhe Barçës, sulmuesi francez do të kalojë në Itali

'Bomba' nga Italia: Tjetër shkëmbim mes Juventusit dhe Barçës, sulmuesi francez do të kalojë në Itali

Sport July 04, 2020 - 22:45

Pasi shkëmbyen Arthurin me Miralem Pjanicin, Barcelona dhe Juventusi po përgatisin një punë të re spektakolare.

Raportohet se Barcelona ia ka ofruar Antonie Griezmannin Juventusit, raporton "Rai", përcjell "Zeri.info".

Në këmbim, Barcelona dëshiron Adrien Rabiot dhe Douglas Costa, derisa do të ofrojë dhe para, shkruan "Zeri.info".

Ndonëse Barcelona pagoi për transferimin e Griezmannit 120 milionë euro, klubi katalunas e vlerëson ende atë me 100 milionë.

Image

Juventusi është jashtëzakonisht i interesuar për këtë shkëmbim dhe se bisedimet tashmë kanë filluar.

Mardhëniet mes dy klubeve janë forcuar shumë, sidomos pas shkëmbimit të fundit mes Arthur dhe Pjanic.

"Rai" raporton se Barcelona dëshiron ta largojë Griezmannin për shkak të raporteve të këqija me Leo Messin. /Zeri.info