U nis nga Prishtina për Tiranë, ja ku ka mbërritur atleti Fikret Shatri

U nis nga Prishtina për Tiranë, ja ku ka mbërritur atleti Fikret Shatri

Sport July 04, 2020 - 11:29
Lajmet e fundit nga sporti

Atletit kosvar, Fikret Shatri i kanë mbetur edhe disa orë për të përfunduar misionin tij sfidues duke vrapuar nga sheshi#Skënderbeu në Prishtinë, deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

Shatrit i kanë mbetur edhe rreth 25 kilometra për arritur në cak, të cilat është duke i përfunduar duke ecur, shkaku i pësimit të një lëndimi të vogël.

Në përkrahje atij i kanë dalë edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, anëtarë të klubit “Kosova Trail Running Association”, anëtarë të “Marathon Albania”, si dhe miq e familjarë të tij.

Morali dhe vullneti i madh i Fikretit, po bënë që ai të mos dorëzohet deri të arrijë qëllimin e tij për të vrapuar 257 km.

Fikreti, është nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga Prishtina, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 17:00 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë. /Zeri.info

Image
Image
Image