Ndërron jetë nga koronavirusi babai i Khabib Nurmagomedovit, Vladimir Putini kishte kërkuar trajtim të veçantë për të

Ndërron jetë nga koronavirusi babai i Khabib Nurmagomedovit, Vladimir Putini kishte kërkuar trajtim të veçantë për të

Sport July 03, 2020 - 14:02
Detajet

Babai i Khabib Nurmagomedovit, Abdulmanap Nurmagomedov (57), ndërroi jetë si rezultat i koronavirusit dhe problemeve të zemrës, që kishte pasur që nga mesi i majit, raporton “Zeri.info”.

Sipas mediave ruse, Abdulmanapi humbi luftën për jetën e tij dhe lajmi u konfirmua nga Razman Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, i cili është një mik i mirë i familjes Nurmagomedov.

Abdulmanap Nurmagomedov u transferua me urgjencë në një spital në Moskë, ku ai ishte në një gjendje kome.

Mjekët atëherë thanë se gjendja e tij ishte e rëndë, por e qëndrueshme. Por babai i Nurmagomed përfundimisht humbi betejën për jetë.

Ai do të mbahet mend në histori si njeriu që krijoi ndoshta luftëtarin më të madh MMA të të gjitha kohërave.

Khabibi e drejtoi atë të ishte luftëtar që në moshë të re, e detyroi atë të luftojë me arinjtë si fëmijë dhe gjithashtu krijoi luftëtarë MMA.

Abdulmanap Nurmagomedov kishte kujdesin më të mirë të mundshëm në spital, madje edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, personalisht kërkoi që të jepej gjithçka që duhej, por as kjo nuk e ndihmoi që të mbetet në jetë. /Zeri.info