Shaqiri shfaq lumturinë e tij me Liverpoolin, por pritet një fund i hidhur

Shaqiri shfaq lumturinë e tij me Liverpoolin, por pritet një fund i hidhur

Sport July 01, 2020 - 19:28
Lajmet e fundit nga sporti

“Po! Po! Numër një!”, këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit në “Melwood” pasi ai u kurorëzua si kampion i Premierligës me Liverpoolin, transmeton “Zeri.info”.

Fotografët e klubit nuk mund të mos e kapnin gëzimin në fytyrën e reprezentuesit zviceran, shkruan “Liverpoolecho”.

Por, nuk ka qenë edhe një edicioni i mirë për të këtë vit.

Lëndimet nuk e kanë ndihmuar situatën e tij nën drejtimin e Jurgen Kloppit, me futbollistin kosovar që ka zhvilluar më pak se 200 minuta në Premierligë.

Raportimet e shumta vazhdojnë ta lidhin emrin e tij me një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Sidoqoftë, reagimi i tij në “Melwood” nuk ishte ai i një njeriu të dëshpëruar me situatën e tij.

Ky nuk ishte kampionati i parë për të dhe ka qenë në këtë situatë më herët.

Ai tashmë ka dy medalje të Bundesligës, dy të Ligës së Kampionëve dhe dy të Kupës së Botës për Klube.

Por, ky titull i Premierligës mund të jetë puthja e përkryer e lamtumirës me të./Zëri