Dallku flet pas fitores ndaj Drenicës

Dallku flet pas fitores ndaj Drenicës

Sport June 02, 2020 - 20:21
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar një fitore të thellë ndaj Drenicës në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 3:0.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë se skuadra e tij rrezikoi shumë në fund të ndeshjes, kur u akordua një penallti për Drenicën, që u humb nga Hasan Hyseni.

“Në vend që të kishim rezultatin 5:0 apo 6:0 rrezikuam të ishte 2:1. Rezultati 3:0 është mjaft komod por nuk na lenë të vetëkënaqemi dhe do të tentojmë që edhe ndeshjes së dytë t’ia bëjmë hyzmetin pasi synimi ynë është finalja”, u shpreh Dallku për “Super Sport”.

“Në futboll nuk ka ekip super-favorit sidomos në Kosovë dhe na duhet koncentrim maksimal për ndeshjen e radhës në Skenderaj, pasi asgjë nuk ka përfunduar duke ditur që janë edhe 90 minuta për të luajtur, por ajo edhe çfarë më gëzon është edhe debutimi i një talenti siç është Zhuri”, shtoi ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 qershor në “Bajram Aliu” të Skenderajt./Zëri